Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, në një përgjigje me shkrim për Albora.ch, nuk ka treguar se sa do të qëndrojë në Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetar i Parlamentit të Kosovës, pasi ky i fundit ka ardhur për varrimin e nënës së tij, e cila vdiq të premten e javës së kaluar, në moshën 93 vjeçare, shkruan albora.ch.

Marketing

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Veselit, nuk mund të japim asnjë informacion shtesë për vizitën e kujdestarisë në Kosovë”, tha Doyle.

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për zoterin Veseli për të takuar familjen”, tha Doyle.

Ai ka theksuar se i akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /albora.ch/

Marketing