Nedim Bajrami prej kohës përflitet se ka rënë në radarët e Fiorentinës, por deri më tani nuk kemi ndonjë hap konkret nga skuadra italiane.

Marketing

Por sipas “Corriere Fiorentino”, skuadra vjollcë i ka vënë syrin gjithashtu një tjetër lojtari kuqezi që luan me Empolin.

Bëhet fjalë për “murin” e mbrojtjes, Ardian Ismajli, i cili pëlqehet shumë nga Fiorentina. I gjithë problemi qëndron te Empoli.

Këta të fundit janë duke parë situatën pasi e kanë programuar Ismajlin si pjesë të rëndësishme për projektin e këtyre në këtë sezon. Për këtë arsye shifra e ofruar nga Fiorentina duhet të jetë më shumë se tunduese për të lënë të lirë lojtarin e Kombëtares.

Marketing