Media ruse Russia Today raporton se Vladimir Putin ka urdhëruar futjen e trupave ruse në Ukrainë. Ai ka urdhëruar futjen e tyre si “kaskat blu” me qëllim gjoja ruajtjen e paqes në rajon.

Marketing

“Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të ‘sigurojë paqen’ në dy rajonet e Ukrainës lindore.

Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura. Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, raporton Russia Today. /albora.ch/

Marketing