“Të gjithë sytë janë te Nensi Dojaka”, ka shkruar Vogue për stilisten shqiptare, Nensi Dojakan.

Marketing

Tutje në artikullin dedikuar stilistes shqiptare thuhet se ajo është një fenomen, fituesja aktuale e Çmimit LVMH.

“Sfilata e saj ishte një sensacion i plotë i modës, një koleksion që ngriti punën e saj dhe reputacionin e Londrës si një platformë për talentet e rinj, në një nivel që ndihej sikur mund të rivalizonte gjithçka që shihet në një pistë në Paris. Pamja e saj rrezatonte magjepsje, sofistikim, erotizëm delikat – një pamje e plotë e vetëbesimit të trupit të femrës, e përmasave tashmë për herë të parë për ta shtrirë atë fuqi tek gratë me kthesa krahas trupave standarde të tipit model”, thuhet ndër të tjera.

Artikulli në Vogue më tej e vendos stilisten në një pozite shumë të veçantë në industrinë e modës për shkak të stilit që ajo sjell, transmeton albora.ch.

Dojaka mundi afërsisht 1,900 aplikantë nga 110 vende për çmimin, i cili vjen me një shpërblim prej 300,000 euro dhe një vit stërvitje nga ekspertët në LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton./albora.ch/

Marketing