Për herë të parë që pas përfundimit të këtij ‘reality show’, foli fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri.

Marketing

Ai ka ndarë detaje nga eksperienca e tij në Itali dhe lufta me racizmin ndaj shqiptarëve, ndërkohë që theksoi se ka hyrë në këtë format për shkak se dëshironte që njerëzit ta njihnin jo vetëm nëpërmjet artit, por dhe për personalitetin e tij krahas skenës.

“Unë në ‘Big Brother VIP’ kam hyrë që njerëzit të shohin anën time tjetër krahas artit. Unë nuk erdha të demonstroj artin tim sepse e kam demonstruar në Itali, në një moment ku kishte një racizëm të jashtëzakonshëm ndaj shqiptarëve; ndaj kam bërë që nëpërmjet artit tim t’i ngrihej koka shqiptarëve aq lart sa ta thoshin me plot gojë e me dinjitet të plotë origjinën e tyre. Nëpërmjet skenës, ti nuk mund të tregosh origjinalitetin e personit. Ishte dëshirë e imja që të më njihnin për atë që unë jam përveç skenës”, u shpreh ai në TCH./albora.ch/

Marketing