Sot e filluam programin për fëmijët e Diasporës me shumë gëzim e dashuri.

Marketing

Fëmijët nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe Franca u njoftuan me fëmijët tjerë nga Gjilani me ç’rast lidhën dhe shoqëri me njëri-tjetrin.
Mësuan gjuhë shqipe, me mësusen Festa Shabani , u argëtuan me aktivitete të shumta me fjalë e fjali në gjuhën tonë, histori rreth shtetit tonë dhe më pas vallëzuan me veshje kombëtare me koreografen Naski Ahmeti.

Një program i tillë po zhvillohet për herë të parë, enkas për fëmijët e Diasporës me qëllim që të mos harrojnë prejardhjen e tyre e tu shtohet dëshira për ardhjen në vendlindje të prindërve.

Ky projekt realizohet nga Dancing House, Gjilan dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës.

Marketing