Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora.

Marketing

Ylli shqiptar me famë botërore ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku bie në sy unaza që mbante në gishtin e martesës.

Një ditë më parë dhe partneri i saj u fotografua me unazë në gisht.

Ndonëse dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, gazeta britanike The Sun raporton se këngëtarja shqiptare tashmë ka lidhur kurorë vetëm dy muaj pasi regjisori nga Zelanda e Re i kërkoi të martoheshin.

Ata kanë anashkaluar muajin e mjaltit dhe Rita është rikthyer në punë.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe supet e veçantë për të gjithë. Të afërmit dhe të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita do ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte diçka të madhe për dasmën”, tha burimi.

Tani ajo do të quhet Zonja Waititi-Ora

Rita dhe Taika janë bashkë prej një viti e gjysmë pasi u takuan kur ajo ishte në Australi duke punuar si trajnere në “The Voice”.

Ata bënë debutimin e tyre të përbashkët në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Anxhelos në gusht 2021.

Marketing