Liljana Sema u gjet e vdekur nga vëllai i saj tri ditë pasi që kishte ndërruar jetë. 

Marketing

Ai bashkë me nipin e tij thanë për mediat se 66 vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte mundësi ta paguante.

Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që binte jashtë hynte edhe brenda.

Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali dhe  një djalë i cili jeton larg, raporton abcnews.al. 

Djali i saj tregoi se vetëm disa ditë më parë i kishte blerë një ngrohëse për ditëlindje, por as atë nuk kishte prizë ku mund ta vinte. 

Edhe motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat jetonte ajo, duke mos pasur askënd që t’i dilte në ndihmë.

“Motra ime u martua, bëri 3 fëmijë. Me kushte të vështira, burri dhe vetë e sëmurë. Fëmijët s’i kishte mirë fare. Nuk e ndihmonin fare, mblidhte kanoçe nga Ferrasi në Novoselë. Në atë kasolle ka dhënë shpirt nga ftoma, ç’binte jashtë hynte brenda. Na iku e re.”

Baçi Gjoleka thotë se sipas mjekëve, e motra ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit.

“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush.”

Liljana Sema 66 vjeç vdiq derisa ndodhej e vetme në shtëpi kur i gjithë vendi ishte i mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkuan deri në -17 gradë. /albora.ch/

Marketing