Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka vazhduar kontratën me ekipin zviceran, Zurich.

Aliti do të jetë pjesë e ekipit nga Zvicra deri në vitin 2025.
Këtë e ka bërë të ditur ekipi i tij, me anë të një postimi në rrjetet e tyre zyrtare.
“FC Zurich ka kënaqësinë të njoftojë se Fidan Alitit i është vazhduar kontrata e parakohshme edhe për dy vite të tjera deri në verën e 2025.
Urime dhe suksese të vazhdueshme me #Stadtclub, Fidan”, thuhej në postim.
Kosovari ka kaluar te Zurich në qershor të vitit 2021 nga Kalamar.
✍️🏽 Der FC Zürich freut sich mitzuteilen, dass der Vertrag von Fidan Aliti vorzeitig um zwei weitere Jahre bis Sommer 2⃣0⃣2⃣5⃣ verlängert wurde.
— FC Zürich (@fc_zuerich) May 27, 2022
Herzlichen Glückwunsch und weiterhin viel Erfolg mit dem #Stadtclub, Fidan!#fcz #NieUsenandGah pic.twitter.com/0PWknVWaOM