EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.

Marketing

“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.

Sadriu të mërkurën mbrëma përmes një shkrimi në Facebook, tha se tendencat për të njollosur veprimtarinë e imazhin e Presidentes Osmani, janë thelbësisht vështirë të tolerueshme, sepse ato çdoherë kanë rezultuar me kërcënimin ndaj jetës dhe sigurisë së tyre, gjë që ka rezultuar edhe me vlerësimin më të lartë të rrezikshmërisë nga ana e institucioneve të sigurisë.

Por, edhe para pesë ditësh, Zotëriu i parë Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ashtu siç bëri edhe të martën mbrëma.

Për shkrimet e tij ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Vioa von Cramon.

Marketing