Skitari kosovar, Albin Tahiri ka arritur të marrë rezultatin më të mirë personal, por edhe të Kosovës në një garë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Marketing

Tahiri ka zënë vendin e 15-të në garën e dytë nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Në garën e parë, atë të lëshimit, 32-vjeçari kosovar ishte i 22-ti.

Kjo është pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar Tahirin për renditjen dhe i ka uruar fat.

Marketing