Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe oligarku rus Arkady Rotenberg, kanë humbur të gjitha pozitat e tyre që kishin në Federatën Botërore të Xhudos (IJF). IJF ka njoftuar për vendimin në një deklaratë në faqen zyrtare.

Marketing

Putini fillimisht ishte suspenduar nga pozita e presidentit të nderit në IJF shkaku i konfliktit në Ukrainë, raporton CNN.

Mirëpo, IJF ka vendosur që Putinin e Rotenbergun t’i largojë nga të gjitha pozitat brenda federatës.

IJF është një nga disa federata botërore që ia ka marrë Putinit titujt e nderit në sport, shkaku i luftës në Ukrainë.

Federata Botërore e Taekwondos, dhe ajo Botërore e Notit po ashtu kanë bërë të njëjtën gjë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing