Qendërmbrojtësi 18-vjeçar Albian Hajdari me origjinë nga Kosova do të rikthehet përsëri në FC Basel në formë huazimi deri në verën e vitit 2022.

Marketing

Mbrojtësi qendror, i cili ishte pjesë e skuadrës së ekipit të parë të Rotblau në sezonin 2020/2021, kishte nënshkruar tashmë një kontratë me kampionët rekord italianë në verën e vitit 2020, por më pas e kaloi sezonin e kaluar si huazim në FCB – klubi i tij i të rinjve, raporton fcb.ch, përcjell albora.ch.

Verën e kaluar, Juventus e solli mbrojtësin në Torino, mirëpo pas gjysmë viti Hajdari tashmë po rikthehet në FCB.

Sot skuadra e Hajdarit dhe Patrick Rahmenit nisin përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit 2021/2022./albora.ch/

Marketing