Aktivistët e mirëqenies së kafshëve në Zvicër po kërkojnë ndalim të plotë të eksperimenteve mbi krijesat e gjalla në Zvicër. Propozimi i tyre, për t’u hedhur në votim mbarëkombëtar më 13 shkurt, u konsiderua shumë ekstrem nga parlamenti, i cili ka frikë se do të pengonte kërkimin mjekësor dhe shkencor në Zvicër, shkruan swissinfo.ch, përcjell albora.ch.

Për herë të katërt në historinë e vendit, zviceranët kanë votuar tashmë tre iniciativa të njerëzve për këtë temë: në 1985 (70% kundër), 1992 (56% kundër) dhe 1993 (72% kundër). Përpjekja e fundit synon të ndalojë çdo eksperiment mbi kafshët dhe njerëzit dhe të ndalojë importin e çdo produkti të ri të zhvilluar duke përdorur testime të tilla.

Sipas swissinfo.ch rreth 600,000 kafshë janë përdorur çdo vit për eksperimente gjatë dekadës së fundit, por kjo shifër është në rënie të vazhdueshme sipas statistikave.Bëhet e ditur se në Zvicër, shumica e eksperimenteve me kafshë kryhen nga biznese dhe në universitete, transmeton albora.ch.

Por qeveria po rekomandon që qytetarët këtë nismë të votojnë  me “Jo”. E gjithashtu të gjitha partitë politike mendojnë se propozimi është shumë ekstrem, megjithëse të Gjelbrit Liberal, Të Gjelbrit dhe Social Demokratët do të donin të drejtonin më shumë fonde për kërkime që zhvillojnë ose përdorin alternativa ndaj testimit të kafshëve./albora.ch/

Marketing

Marketing