Familjari i politikanit shqiptar, Xhafer Deva, Valdet Deva, i ka shkruar letër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode pas deklaratës së tij  për Xhafer Devën si bashkëpunëtor i nazismit dhe kritikën për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Marketing

Këtë deklaratë të diplomatit gjerman, Valdet Deva e ka quajtur shpifëse dhe ka kërkuar nga ai që të kërkojë falje ose t’i prezantojë provat se Deva ka qenë pjesëmarrës në Holokaust.

“Duke marrë parasysh se kjo deklaratë është ndikuar nga pala e tretë, e që mund të jetë ndonjë vend fqinjë i Kosovës , konsideroj se mënyra dhe pesha e deklaratës Tuaj shpifëse dhe nënçmuese ndaj Xhafer Devës, nuk do të duhej të behej kurrë. Në rast se Ju nuk kërkoni falje publike, kërkojmë takim me Ju, ku gjatë këtij takimi do te keni mundësi të na prezantoni provat Tuaja në lidhje me pjesmarrjen e supozueme të Xhafer Devës ne Holokaust”, ka shkruar ai.

Deva ka thënë se si familjar do ta takojë avokatin e tij me prejardhje hebreje dhe mundësinë e një padie ndaj ambasadorit Rhode.

“Nje kopje të kesaj shkrese do t’a dorëzoj në ambasadën gjermane në Stockholm, për t’ia përcjellur Ministrisë sëe Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Gjithashtu, si familjar dhe palë e dëmtuar do te takoj avokatin tim, Leif Silbersky, i cili është avokat me prejardhje hebreje, me të cilin sëbashku do ta shqyrtojmë mundesinë juridike për një padi eventuale ndaj Jush”, ka shkruar Deva./albora.ch/

Marketing