Marketing

Restorant Oxygen me pronar Alban Shehu është vendi që ofron ushqimin më të mirë tradicional shqiptar. Andaj, të shumtë janë shqiptarët që ia mësyejnë këtij restoranti për të shijuar ushqimet e kuzhinës shqiptare.

Madje, ata që frekuentojnë shumë shpesh këtë restorant thonë se një vend i tillë i ka munguar diasporës shqiptare.

Por, nuk është vetëm ushqimi tradicional shqiptar që servohet në këtë restorant, por edhe udhqim nga kuzhina italiane dhe jo vetëm.

Pronari i Oxygen, Alban Shehu thotë se të gjitha llojet e ushqimit që nga grilli, pica dhe pasta mund t’i gjeni në këtë restorant dhe se mysafirëve u ofrohet një kuzhinë jashtëzakonisht e kualitetit të lartë.

Ky restorant konsiderohet si pari nga gastronomia tradicionale shqiptare në Zvicër, që nisi punën tash e 15 vjet, konkretisht më 2006.

“Jemi 3 vëllëzer dhe thuajse të gjithë familjarët punojmë këtu tash e 15 vjet. Ky ambient është më shumë ambient familjar.
Këtë biznes e ka nisur babai dhe ne e kemi mbështetur shumë dhe tash e vazhdojmë ne rrugën e babait. Ideja se si duket restoranti ka qenë e jona derisa arkitekti e ka punuar nga udhëzimet tona”, thotë Alban Shehu.

Ky restorant po ashtu organizon edhe ahengje familjare dhe posedon parkingun e tij.

Edhe, ekipi i Fol Shqip Show ishte i ftuar t’i shijonte ushqimet e kësaj kuzhine dhe u nda tejet i kënaqur nga ushqimi i këtij restoranti, po ashtu nga infrastruktura dhe dizajni unik.

Nuk munguan as këngë popullore shqipe gjatë kësaj darke të ekipt tonë.

Restorantin mund ta gjeni në këtë adresë: Postrasse 2, Dietikon 8953. Apo të kontaktoni në këtë nr telefoni: 044 741559

Detajet e tjera mund t’i mësoni në emisionin e plotë Fol Shqip Show.

Marketing