Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar të martën që të ndërmjetësojnë bisedimet të cilat përfshijnë të gjitha palët në Bosnje, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, në prill të këtij viti.

Marketing

Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion jodetyrues vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Turqia, e cila ka lidhje të thella historike me Ballkanin, ka kritikuar këtë vendim si “të gabuar dhe të rrezikshëm” dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990./albora.ch/

Marketing