Bodo Weber, eksperti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, në një intervistë, ka thënë se ia ka frikën se skenarë të ngjashëm sikurse gjatë vitit të kaluar në veri për “demonstrim forcash” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhin edhe në vijim.

Marketing

Kjo, sipas Weber, ndodh për shkak të, siç e quan ai, lidhjeve të nëndheshme politike të krimit të organizuar me politikën serbe.

“Kam frikë që po. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani kanë bërë fushatë për çështjen e sundimit të ligjit në vend. Megjithatë, në veri, çështja e krimit të organizuar nuk është vetëm çështje e sundimit të ligjit, por prek qarqet politike. Kjo, sepse kemi një ndërlidhje të nëndheshme të Listes Serbe shtet-parti kriminale, e cila është gjithashtu në dëm kolateral që çon tek dështimi i dialogut politik”, thotë Weber. /albora.ch/ 

Marketing