Në Austri nuk mund të merrni lejen e qarkullimit pa vaksinim kundër koronavirusit ose dëshmi që jeni i shëruar, ka njoftuar ÖAMTC, ARBÖ dhe shoqatat për autoshkolla.

Marketing

Që nga mesi i dhjetorit për t’u regjistruar në një autoshkollë si dhe për të ndjekur ligjëratat për lejen e qarkullimit  në Austri duhet të paraqisni një certifikatë 2G.

“Për momentin, situata është e tillë, ata që nuk janë vaksinuar, nuk mund të marrin patentë shofer. Ky është sigurisht një kusht që nuk mund të jetë i përhershëm, sepse patenta e shoferit është një element shumë i rëndësishëm për të qenë në gjendje të lëvizësh si profesionalisht, ashtu edhe në jetën private”, thotë drejtori i ÖAMTC, Oliver Schmerold.

Përjashtimi i vetëm është nëse dëshmoni prova që leje e qarkullimit tuaj është e domosdoshme për punën që e bëni. /albora.ch/

Marketing