Ekipi olimpik me dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajnerin Agim Pupovci dhe shefin e misionit, Bujar Turjaka, ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku prej 4 deri më 20 shkurt 2022, do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.
Marketing
Përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën.
“Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19, të katër anëtarët e kipit kanë pranuar dy teste negative për Covid 19, një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste,” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./albora.ch/
Marketing