Dy banorët e Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë pasur një diskutim të gjatë mesditën e së mërkurës.

Marketing

Gjatë debatit Einxhel këmbënguli se Pavarësia e Kosovës është shpallur më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur nga kjo qesh dhe jep detaje të sakta rreth datës dhe orës.

Moderatorja vazhdoi të mbrojë idenë e saj se Kosova feston pavarësinë më datë 16 shkurt, ndërkohë që i thotë Donaldit të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.

Veshaj më pas thotë se nuk ka nevojë të pyes, se jo vetëm që e di saktë datën, por edhe orën e shpalljes, duke thënë se është përafërsisht 15:38-15:39./albora.ch/

Marketing