Sipas burimeve të CNN, stacioni i CIA në Kiev është larguar përkohësisht së bashku me ambasadën dhe është zhvendosur në Lviv.

Marketing

Mediumi amerikan raporton se kjo dihej, pasi agjencia mbështetet në ambasadë për të operuar jashtë në Kiev, ashtu siç bën në të tjera qytete në mbarë botën, përcjell albora.ch.

Sipas dy burimeve të tjera të njohura me këtë çështje, lloji i punës që po bënin oficerët e agjencive të inteligjencës në Ukrainë është puna standarde e partnerëve ndërlidhës që ka vazhduar atje të paktën që nga administrata e Obamës.

Por, masa mund ta bëjë akoma më të vështirë për CIA-n mbledhjen e informacioneve mbi aktivitetet ruse brenda Ukrainës, në një kohë kur SHBA-ja po vëzhgon me kujdes për shenja të luftës.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë, e njohur si Duma, ka votuar dje për t’i kërkuar zyrtarisht Presidentit Vladimir Putin që ta njohë pavarësinë e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, duke i rritur, me gjasë, tensionet.

Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, tha se rezoluta do t’i dërgohet Putinit menjëherë. Kremlini deri më tash nuk e ka publikuar pozicionin e vet për këtë propozim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Rusia do ta minonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do ta shkilte ligjin ndërkombëtar në rast se do t’i njihte dy republikat separatiste të vetëshpallura në Ukrainën lindore. Kjo ishte temë diskutimi edhe dje mes kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin./albora.ch/

Marketing