Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se gjatë javës së kaluar janë regjistuar 16 milionë raste dhe rreth 75,000  viktima. Numri më i madh i rasteve të reja me COVDI-19 është regjistruar në Rusi. Po ashtu, janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Marketing

Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm.

Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme. Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Deklaratat e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të  përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar./albora.ch/

Marketing