Në nderim të sakrificës dhe kontributit të profesionistëve shëndetësorë ndër dekada, në hyrje të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës (QKUK) u bë inaugurimi i obeliskut.

Marketing

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu tha se përmes këtij monumenti do të kujtohet sakrifica e të gjithë profesionistëve shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se sot po kujtohen mantelbardhët të cilën humbën jetën nëpër çdo periudhë.

“Fati i mantel bardhëve është i lidhur me popullin e tyre. Dita e sotme më hyjnore të përvjetorin të pavarësisë është moment për të kujtuar mantelbardhët. Përkujtojmë dhe përulemi për heronj të pandemisë. Ky monument është shenjë e vogël respekt për ta”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se ky është një intervenim i vogël për punën madhështore që kanë bërë mjekët./albora.ch/

Marketing