Edon Zhegrova raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Marketing

Sipas “Sky Sports”, klubi nga Londra është duke e vëzhguar reprezentuesin e Kosovës, transmeton albora.ch.

Gjithashtu, mediumi i njohur britanik raportoi se Zhegrova mund t’i kushtojë “Topçinjëve” 11 milionë funte, plus bonuset.

23-vjeçari është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022. Ai u transferua te kampioni në fuqi i Francës nga Baseli për 7 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës me skuadrën franceze ka bërë shtatë paraqitje në Ligue 1, ku ka regjistruar dy gola dhe një asistim.

Edon Zhegrova me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /albora.ch/

Marketing