Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëton të dielën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, në Uashington.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve./albora.ch/

Marketing
Marketing