Katër persona u qëlluan dhe u plagosën në ambientet e jashtme të një vendi në Los Angeles, ku zhvillohej koncerti i këngëtarit të njohur Justin Bieber. Mes të pranishmëve ishin Jeff Bezos dhe aktori Anthony Ramos.

Pas koncertit, festa vijoi në restorantin “The Nice Guy” në të njëjtën zonë. Sipas mediave të huaja, në listën e të ftuarve ishin Leonardo DiCaprio, Drake, Kendal Jenner, Tobe Maguire dhe Khloe Kardashian, transmeton albora.ch.

Marketing

Reperët Kodak Black, Gunna dhe Lil Baby ishin jashtë restorantit, duke biseduar kur në drejtim të tyre u qëllua rreth 10 herë me armë. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët po trajtohen në gjendje stabile.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa raportohet se pas incidentit Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber u larguan me nxitim nga restoranti./albora.ch/

Marketing