Ukraina po mendon të hapet dalëngadalë, edhe pse në këtë vend po vazhdojnë luftimet e ashpra me pushtuesit rusë.

Marketing

Madje, ukrainasit po planifikojnë t’i rifillojnë garat edhe në sport, respektivisht në futboll.

Pas miratimit të presidentit Volodymyr Zelensky, klubet ukrainase pritet t’i nisin përgatitjet për sezonin e ri kah mesi i korrikut.

Dhe, liga ukrainase do të rifillojë më 20 gusht dhe në bazë të informacioneve, garat do të bahen në pjesën e afërt të kufirit me Poloninë, ku ka më shumë siguri.

Futbollisti ukrainas ishte ndalur më 24 shkurt kur u paralizua krejt sporti i këtij vendi pasi Rusia e nisi një ofanzivë ushtarake në këtë vend.

Së fundmi garat rinisi t’i luajë Kombëtarja e Ukrainës me grupmosha të ndryshme, deri tek seniorët, por jashtë territorit të saj.

E në pjesën e dytë të vitit, kjo Kombëtare shpreson të luajë në vendin e saj.

Marketing