Futbollisti i Manchester Unitedit, Jesse Lingard do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.

Marketing

Kjo u konfirmua para pak minutash nga vet klubi përmes një komunikate për media.

Ky është largimi i dytë i sotëm nga “Djajtë e Kuq” të cilët më herët gjatë ditës e konfirmuan se edhe Paul Pogba do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji.

Lingard një periudhë ishte i huazuar te West Ham United gjatë pjesës së dytë të sezonit 2020/21, duke shënuar nëntë herë në 16 ndeshje për të ndihmuar skuadrën e David Moyes për një vend në Europa League.

Marketing