Mbretëria e Bashkuar nisi të tërheqë stafin nga ambasada britanike në Ukrainë mes paralajmërimeve për një pushtim rus.

Marketing

Bbc shkruan se zyrtarët thanë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo gjw vjen pasi SHBA urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”.

Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.

Derisa, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.


“Ka raportime se Rusia po planifikon një veprim të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës”, është thënë nga Departamenti i Shtetit. Megjithatë, lëvizja është një masë paraprake dhe asgjë specifike mendohet të ketë shkaktuar vendimin. /albora.ch/

Marketing