Shqiptarja Hava Bekteshi i befasoi të gjithë pasi është bërë pjesë e orkestrës gjermane të Hamburgut, pasi që luan instrumentin e çiftelisë.

Marketing

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se si u bë pjesë e orkestrës. Theksoi se çiftelia është një traditë nga vendi i saj i lindjes.

“Unë me profesion jam ekonomiste e diplomuar këtu në Hamburg dhe mësuese e gjermanishtes. Por kam qenë në një koncert shqiptarësh ku mes tyre kam qenë dhe unë. Në këtë koncert është folur se si ka qenë një ditë e komunitetit shqiptar në Hamburg dhe unë kam qenë me çifteli”.

Ajo tutje u shpreh se kur ishte pranuar në këtë projekt, në fillim nuk ishte e  thjeshtë, por sipas saj çiftelia ka rënë në sy sepse është një instrument i veçantë.

“Në familjen tonë kemi pasur gjithmonë një çifteli, që e vogël në shkollën fillore kam marr pjesë në aktivitete. Unë jam nga Gostivari dhe e kemi traditë çiftelinë”, tha Hava.

Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ka migruar me prindërit nga Maqedonia në Gjermani, kur ishte14 vjeçe./albora.ch/

Marketing