Marketing

Barcelona ka shtuar emrin e saj në listën e gjatë të klubeve që monitorojnë mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, sipas Sky Sports.

28-vjeçarit i skadon kontrata në Stamford Bridge në qershor dhe agjentët e tij thuhet se kanë zhvilluar tashmë bisedime me Real Madrid, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Juventus për një transferim të lirë në verë.

Emri i Barçës tani i është shtuar kësaj kuarteti klubesh pasi ata kërkojnë të rindërtojnë mbrojtjen e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi Hernandez.

Gerard Pique do të mbush 35 vjeç në shkurt dhe klubi po kërkon të largojë Samuel Umtiti këtë muaj, duke i lënë ata me Clement Lenglet dhe të rinjtë Ronald Araujo dhe Eric Garcia si qendërmbrojtësit e tyre të vetëm.

Sky raporton se Rudiger është duke “vlerësuar opsionet e tij”, por duke pasur parasysh nivelin e interesit për të, ai nuk ka gjasa të jetë i lirë – pasi që gjermani po kërkon një pagë stratosferike vjetore.

Marketing