Në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura maksimale ka qenë 58 gradë C, ka ndodhur një fenomen i rrallë, u pa borë mbi rërë.
Marketing
Fotografi Karim Bouchetta realizoi fotografitë pasi temperaturat gjatë natës ranë në -2 gradë. Është hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi rërë. Një gjë e tillë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021.
Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.
Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit. /albora.ch/
Marketing