Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e vogël të Tennessee ku një grua 38-vjeçare kishte kryer marrëdhënie seksuale me djem të mitur.

Marketing

New York Post, shkruan se Melissa Blair u arrestua të martën e kaluar dhe po përballet me shumë akuza, duke përfshirë joshjen dhe trafikimin e seksit përmes blerjes së shërbimeve seksuale nga të miturit.

Viktimat e 38 vjeçares janë të paktën nëntë, të konfirmuara dhe veprimet e saj mbulojnë periudhën nga pranvera 2020 deri në fund të 2021. Blair iu afrohej djemve nga mosha 14 deri në 17 vjeç, duke ofruar shpërblime për seksin me të, duke përfshirë edhe cigaret elektronike.

Sipas New York Post, ka shumë mundësi që të ketë edhe viktima të tjera që kanë rënë pre e saj.

Ajo u zbulua kur drejtori i shkollës së viktimave mori një letër anonime që e paralajmëronte. Blair nuk është mësuese apo nxënëse, por ajo ishte e përfshirë në një mbledhje fondesh. “Jemi të shkatërruar. Nuk kam fjalë për të përshkruar gamën e emocioneve që po ndjejmë për momentin, asnjëra prej të cilave nuk është e mirë”, tha një nga nënat e djemve, duke folur në kushte anonimiteti. /albora.ch/

Marketing