Ka ditë që po qarkullon lajmi se Donald Veshaj nuk e priti mirë fitoren e Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP” dhe si pasojë përflitet se kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”.

Marketing

Lidhur me këtë situatë ka reaguar për herë të parë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka hedhur poshtë zërat. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo thotë se nuk ka ndodhur asnjë konflikt dhe i uron suksese Donaldit.

“Po shoh që në mediat online të etura  për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohes cdo konkurent në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshires për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana./albora.ch/

Marketing