Moti i ligë dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Japoninë Veriore duke shkaktuar një sërë problemesh në lëvizje.

Marketing

Mediat e huaja raportojnë se për shkak të motit të keq me borë dhe erë është ndërprerë  trafiku ajror dhe hekurudhor. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruan për më shumë stuhi, si dhe dallgë të larta për rajonin dhe gjithashtu disa pjesë lindore të vendit.

Theksohet se për shkak të motit të keq janë anuluar më shumë se 140 fluturime për dhe nga Hokkaido dhe gjetkë, ndërsa Hokkaido Railëay Co pezulloi të gjitha lëvizjet e trenave për dhe nga stacioni JR Sapporo.

Kështu, më shumë se 970 lëvizje treni u pezulluan në Sapporo dhe zona të tjera të Hokkaido në mëngjes, duke përbërë mbi 70% të rreth 1,230 shërbimeve ditore të trenave mesatarisht në rajon./albora.ch/

Marketing