Një grua që po mbahej në paraburgim në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli.

Policia ka bërë me dije se njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.

“Rr. Reçakut, Ferizaj 14.01.2022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./albora.ch/