Një qendër estetike ka publikuar dy fotografi të Bora Zemanit, ku krahason ndryshimet që ka pësuar moderatorja ndër vite.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Sipas kësaj qendre, Bora ka bërë disa ndërhyrje estetike, por që nuk vërehen dhe duken si natyrale.
Në mesin e ndërhyrjeve që përmenden janë ato në hundë, buzë, vetulla e ballë.
Vetë Zemani thotë gjithmonë se s’ka asnjë ndërhyrje.
Ndryshe, Zemani sapo ka mbushur 30 vjet. Ajo është nënë e një djali, lidhjen me të cilin e ka shumë të fortë.
Ajo ka marrë vëmendje me dukjen në ndejën e ditëlindjes, ku kishte shumë të ftuar VIP, e ku për t’i argëtuar mysafirët u përkujdesën Bruno dhe Klajdi.
Prezantuesja prej disa sezonesh e drejton programin shumë të shikuar “Përputhen”, i cili së fundi ka pasur disa edicione mjaftë të nxehta./albora.ch/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/bora-2.png)