U raportua për të shtëna armësh në drejtim të KFOR-it në Veri të Kosovës, shkruan Albora.ch.

Marketing

Këtë e kanë konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Letonisë në një njoftim të publikuar në Twitter.

Aty thuhet se “ka pasur të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë derisa ata kanë qenë duke patrulluar në Kosovë”.

Njoftimi:

“Të dielën, më 25 dhjetor, ka pasur të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë derisa ata kanë qenë duke patrulluar në Kosovë. Nuk ka viktima nga ky incident. Policia e Kosovës dhe NATO – Policia Ushtarake e KFOR’it kanë hapur hetime” thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Mbrojtjes Letoneze.

Marketing