Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë një natë feste në familjen e reperit Viktor Palokaj, ose siç njihet nga të gjithë si Unikatil.

Marketing

Vëllai i artistit ka lajmëruar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nëna e tyre ka ndërruar jetë në natën e Krishtlindjeve, bashkëngjitur me një fotot të nënës së tij.

“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– thuhet në postimin e plotë të vëllait të Unikatilit.

Menjëherë miq dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në seksionin e komenteve, për ndarjen nga jeta të nënës së reperit. Artistë dhe personazhe të njohur si Don Phenom, Dj Pm, 2 Ton, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e reperit.

Marketing