Natën e ndërrimit të moteve ndodhi një ngjarje e rëndë në kufirin mes Iranit dhe Turqisë.

Marketing

Një grua me origjinë nga Afganistani ndërroi jetë për shkak të të ftohtit pasi i kishte veshur rrobat e saj fëmijëve në mënyrë që të mos kishin ftohtë derisa përpiqeshin të arrinin kufirin turk, për një jetë më të mirë.

Sipas mediave turke, përcjell Hürriyet trupi i saj bashkë me dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe tjetri 9 vjeç u gjetën në një fshat në kufi me Turqinë nga rojet kufitare të Iranit.

Ata zbuluan se gruaja i kishte mbledhur këmbët e saj me qese, ndërkohë që i kishte dhënë fëmijëve çorapet për të mos patur ftohtë.

Dy fëmijët u gjetën në gjendje të mirë shëndetesorë dhe po marrin shërbim nga mjekët lokalë.

Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijet për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sakrifikonte jetën e saj për dy fëmijët. /albora.ch/

Marketing