E ardhmja e Adnan Januzajt te Real Sociedadi vazhdon të mbetet në dyshim.
Marketing
E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë të ditur se lojtari ka shprehur gatishmërinë të mbetet pjesë e klubit.
Menaxheri i Januzajt u ka bërë me dije kushtet të cilat ka kërkuar lojtari për ta vazhduar kontratën e cila i skadon në qershor të këtij viti.
Drejtuesit e klubit spanjoll do të takohen sërish me menaxherin e Januzajt, për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.
Januzaj është një ndër lojtarët kryesor këtë edicion te Sociedadi.
Ditë më parë mediat spanjolle kanë raportuar se 26-vjeçari mund të largohet nga Sociedadi.
Januzaj këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat. /albora.ch/
Marketing