Duke e parë situatën alarmante mes Rusisë e Ukrainës, SHBA-të paralajmëruan se sulmet ruse mund të fillojnë këto ditë.

Marketing

Ndërkohë, edhe Greqia u ka bërë thirrje shtetasve grekë që ndodhen në Ukrainë që të kthehen në vendin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar se qytetarët grekë që ndodhen në Ukrainë ose që udhëtojnë drejt vendit duhet të këshillohen dhe të mbajnë kontakte me ambasadën në Kiev.

Gjithashtu, edhe Izraeli ka kërkuar nga shtetasitë izraelitë që të largohen nga Ukraina dhe t’i shmangin qendrat e tensionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme./albora.ch/

Marketing