Këngëtarja shqiptare Dua Lipa gjatë episodit të së enjtes në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, reflektoi mbi koreografinë e saj dikur të tallur gjatë një koncerti të mëparshëm, shkruan DailyMail.

Marketing

“Arsyeja që po flasim për këtë është sepse e kam kthyer atë koreografi. Po e bëj prapë në turneun tim”, tha ajo për hapin e saj të çuditshëm të kërcimit, i cili u shndërrua në shaka të shumta në rrjete sociale në vitin 2018.

Ajo shtoi: “Unë po e risjell atë koreografi sepse ishte një moment kur në fakt më shkaktoi shumë pikëllim. Sikur të isha tallur në internet. Nuk ishte shumë bukur, por tani mund ta shikoj nga një këndvështrim tjetër”.

“Unë e shikoj atë me një dashuri të madhe sepse më ndihmoi të bëhesha artistja që doja të bëhesha. Më bëri të punoja më shumë. Bëra më shumë prova. Thjesht doja të bëhesha një interpretuese e vërtetë dhe mendoj se kjo ishte gjëja që më duhej”, përfundoi Lipa.

Kohët e fundit, ylli i muzikës pop ka fituar lëvdata për kërcimin e saj, pasi filloi turneun “Future Nostalgia” në fillim të kësaj jave./albora.ch/

Marketing