Në një ndeshje interesante të Premierligës, mes Southampton kundër Manchester Unitedit, titullar në atë takim për Southampton ishte qendërsulmuesi shqiptar Armando Broja, që ishte përballë idhullit Cristiano Ronaldo.

Në faqen zyrtare të Southampton, Broja ka treguar se si ishte ta kishte kundërshtar Cristiano Ronaldon duke marrë parasysh se bëhet fjalë për njërin nga futbollistët më të mirë në botë.

Marketing

“Po ishte çmendur, provoja të mos mendoja shumë sepse ishte kundërshtari im dhe donim të fitonim. Ishte çmenduri ta mendosh pas ndeshjes, çfarë ka bërë në futboll është çmenduri. Në këtë lojë nuk e kanë bërë shumë njerëz, në fakt vetëm ai dhe Messi”, tha Broja.

Tutje, Broja zbuloi se nuk i kërkoi fanellën Ronaldos ngase nuk donte ta shqetësonte dhe i mjafton ajo zgjatje e dorës në fund.

“Mendova të mos e shqetësoja. Por, ia zgjata dorën në fund, që ishte mirë. Fanellën nuk ia kërkova”, nënvizoi ai.

Armando Broja është duke kaluar një super sezon, derisa në ndeshjen e fundit shënoi dhe nxori një penallti për t’i ndihmuar Southampton të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup./albora.ch/

Marketing