Një 60 vjeçar është arrestuar pasi që akuzohet se mjeku i cili shkoi për ta ndihmuar u mbajt peng nga ai për 12 orë.

Marketing

Doktori në shtëpinë e autori shkoi bashkë me dy kolegë për t’i ofruar ndihmë psikologjike, ku disa ditë më parë 60 vjeçarit i kishte vdekur një familjar.

Televizioni publik japonez nhk, njofton se mjeku i mbajtur peng, ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Policia bastisi shtëpinë e autorit, për të liruar mjekun 44 vjeçar, i cili qendroi peng i 60 vjeçarit për gati 12 orë.

Doktori u dërgua në spital në gjendje kritike për jetë, e për rrjedhojë vdiq, tha një burim nga policia.

Arsyet pse burri e mbajti peng dhe e sulmoj atë nuk dihen ende.

Ai hapi zjarr me një armë gjahu ndaj njërit prej anëtarëve të ekipit mjekësor, një fizioterapist 41 vjeçar, përdori gaz lotsjellës kundër tjetrit dhe mori peng mjekun 44-vjeçar./albora.ch/

Marketing