Shëtit botën me avion privat, makina lukzose dhe posedon vila private, por ai i ka vetëm 10 vjet. Bëhet fjalë për Mompha Junior i cili pretendon se është milioneri më i ri në botë.

Marketing

Personazhi i njohur në rrjetet sociale emri i vërtetë i të cilit është Muhammed Awal Mustapha shfaq rregullisht stilin përrallor të jetesës për 25,000 ndjekësit e tij në rrjetin Instagram.

Sa në Bently, e sa në Lamborghini ai me rroba firmato shfaqet në foto në rrjete sociale. Derisa, bently – n thotë se ia bleu i ati si veturën e tij të parë.

Makina të tjera luksoze të tij përfshijnë një Ferrari që shihet e parkuar jashtë vilës së tij private në Dubai.

Muhammed është djali i milionerit nigerian të internetit Ismailia Mustapha, i cili njihet në vend si Mompha. Mompha i bleu shtëpinë e parë luksoze të birit në 2019 kur ai ishte shtatë vjeç.

Babai krenar beson se Mompha i vogël është shumë i talentuar dhe arritjet e tij duhet të festohen. “Pronari më i ri i një shtëpie në botë vishte me Guçi dhe meriton çdo lavdërim pasi ka kryer të gjitha detyrat e tij”, thote ai për të birin. /albora.ch/

Marketing