E përfaqësuar nga katër garuese, Kosova do të jetë pjesëmarrëse e Grand Prix Almada të Portugalisë, garë kjo në të cilën po ashtu do të marrin pjesë 41 shtete tjera.

Në këtë garë Kosovën do ta përfaqësojnë xhudistet: Distria Krasniqi, Erza Muminoviqi, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.

Marketing

Distria, Erza dhe Flaka do të zhvillojnë përballjet e tyre sot me fillim nga ora 11:00, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të shtunën.

Kjo do të jetë gara e parë për Kosovën në vitin 2022./albora.ch/

Marketing