Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi se ekziston mundësia që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në shkurt, tha Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Këto komente presidenti Biden i bëri gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të enjten me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Presidenti Biden tha se ka një mundësi të qartë se rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

BBC transmeton: “Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë gjë për muaj të tërë”, shtoi ajo.

Biden ka “riafirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve që të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelenskiy tha se me presidentin Biden ka diskutuar lidhur me përpjekjet e fundit diplomatike për shtensionimin e situatës dhe u pajtuam për veprime të përbashkëta në të ardhmen./albora.ch/

Marketing