Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi përkujtimore.

Marketing

Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting off Road Drenica” do të mbahet në Skenderaj.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

Kujtojmë, se shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë shpejt do të vendoset në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri.

“Ka më shumë se dy dekada që në Prishtinë mungon shtatorja e komandatit legjendar, Adem Jashari. Duke dashur që kësaj pritje t’i japim fund, Grupi i Asambleistëve të PDK-së në koordinim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu ka marrë iniciativë për ta përshpejtuar këtë projekt kombëtar”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing